08,10,2025

Policia në Shtërpcë ndalon dy persona dhe konfiskon dy automjete me drunjë

Must Read

Policia në Shtërpcë ka realizuar një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një operacion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Me datën 23.08.2025 ,rreth orës 22:40, në rrugën e fshatrave Drajkovc – Kashtanjevë të Shtërpcës, policia ka ndaluar dy automjete (furgon) të tipit Fiat, të drejtuara nga personat B.Z. dhe L.H., të cilët po transportonin drunjë pa dokumentacionin përkatës.

Në koordinim me autoritetet e Parkut Kombëtar “Sharri”, drurët e prerë dhe automjetet e përdorura janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për zbatimin e planeve operacionale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nisi ndërtimi i kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani

Në fshatin Dardani të Ferizajt sot u vu gurthemeli i kopshtit të ri për fëmijë, një investim i përbashkët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img