14,09,2025

Policia në Ferizaj me planin operativ “Skuteri”, shqipton 21 gjoba ndaj motoçiklistëve

Must Read

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka shqiptuar 21 gjoba kundërvajtëse gjatë realizimit të planit operativ “Skuteri” në Ferizaj.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullsive të dokumenteve, policia ka shqiptuar gjoba.

“Policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu, policia ka apeluar te ngasësit e motoçikletave që t’i respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të mos bëjnë veprime të pasigurta në komunikacion, të përdorin helmetën gjatë drejtimit si dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img