Në zbatim të vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, të premten dhe të shtunën mbrëma ka realizuar një aksion për të parë punën e lokaleve të natës në këtë komunë.
Ky aksion i tyre është realizuar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, Inspektorët e Komunës së Ferizajt, e mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Plani operativ , ‘’Gastronomia’’, është bërë për të parë nga afër zbatimin e masave Covid- 19, gjithnjë në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid 19, ku janë kontrolluar dhjetëra lokale të gastronomisë, klube të natës në Ferizaj.
Më poshtë gjeni të përmbledhura në dy ditë radhazi aktivitetet që ka kryer policia në Ferizaj.
Përmbledhja e aktiviteteve:
E premte;
– Lokale të kontrolluara: 53
– Nga policia, për mos respektim të masave dhe mos respektim të orarit: janë shqiptuar , 7 fletparaqitje
– Nga ATK, janë shqiptuar, 4 fletëparaqitje
– Nga Inspektorët komunal , 2 fletëparaqitje
E shtune;
– Lokale të kontrolluara: 40
– Nga policia , për mos respektim të masave dhe mos respektim të orarit: 5 fletparaqitje , 2 fletëparaqitje për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe një rast i inicuar ‘’Prishje e rendit dhe qetësisë publike’’
– Nga ATK, janë shqiptuar, 8 fletëparaqitje
Angazhimet policore janë duke vazhduar në bashkërendim dhe koordinim edhe me mekanizmat tjerë ndër-institucional, ku i gjithë ky angazhim ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të këtyre masave .
Policia, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave, do të shtojë kontrollet në lokalet e gastronomisë etj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falenderon qytetarët, pronarët e lokaleve që në masë të madhe po i respektojnë këto masa, njëkohë apelon për respektimin e këtyre masave nga të gjithë, në të mirë të shëndetit publik.