27,08,2025

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Must Read

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e pasagjerit.

Ai është gjobitur me 40 euro.

“Më datë 25.08.2025, rreth orës 18:10, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Prelez, policia ka identifikuar përmes një video-incizimi një veturë të tipit Audi me targa vendore, e drejtuar nga shoferi J.H., 68 vjeç. Gjatë lëvizjes, automjeti kishte të hapur derën e pasagjerit në anën e djathtë dhe shoferi kishte vazhduar ngasjen me derën e hapur për disa metra, duke paraqitur rrezik për sigurinë në komunikacion. Për këtë shkelje, ndaj shoferit policia ka shqiptuar gjobë në shumën 40 euro. Video e rastit ka qarkulluar gjithashtu në një portal informativ.”

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve, si dhe inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qendra e Mjekësisë Familjare Nr. 2 në Ferizaj gati, Aliu: Pak javë deri në funksionalizimin e plotë për shërbim të qytetarëve

Qytetarët e Ferizajt shumë shpejt do të kenë në dispozicion një qendër të re dhe moderne shëndetësore. Qendra e Mjekësisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img