20,04,2024

Policia në aksion: 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar, së fundmi ka nisur së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri 2021’’.

Në kuadër të këtij aktiviteti, që nga data 28.04.202,  policia ka shqiptuar 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve , ndërsa ka konfiskuar edhe 10 prej tyre në mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të ligjit mbi komunikacionin rrugor.

Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, ( vendosja e helmetës gjatë drejtimit, vozitje të kujdesshme në rrugë si dhe pajisja me dokumentacion të rregullt), me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti me dëme materiale , lëndime trupore apo me pasoja fatale në njerëz.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img