11,09,2025

Policia: Në aksident trafiku humb jetën plaku 88 vjeçar, arrestohet vozitësi

Must Read

Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës  09:30 në  Ferizaj, ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ,,12 Qershori” në Ferizaj, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transportues,(A.L. m/sh/k 30 vjeç), godet këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën, ku si pasojë e kësaj goditje lëndime vdekjepruese merr viktima H.S. (m/sh/k  rreth 88 vjeçar), vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës së Ferizajt.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin,ndërsa i dyshuari  A.L. me urdhër të Prokurorit të Shtetit,ndalohet për 48 orë, thuhet në komunikatën lëshuar nga Policia Rajonale e Ferizajt.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img