27,12,2024

Policia me apel për qytetarët: Festo me zemër, jo me armë

Must Read


Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit qytetarë.

Policia ka shtuar prezencës e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :

Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.
Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .
Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.
Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 01290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.
Të dhënat e juaja do të ruhen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img