Policia në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga
Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit
të nxënësve, ka mbajtur ligjerata në tri shkollat e mesme të ulëta, në Ferizaj në
shkollën ‘’Jeronim De Rada’’ , në fshatin Sojevë në shkollën ’’ Ramdan Rexhepi’’
dhe në Fshatin e Vjetër në shkollën ‘’Muharrem Shemsedini’’ me tema të ndryshme
si : " Siguria në komunikacion" , "Huliganizmi në shkolla " , "Ngacmimet seksuale"
dhe ’’ Dhuna në Familje’’
Ligjëratat po mbahen nga ana e intruktorëve- zyrtarëve policor , të trajnuar enkas
për këto ligjërata.
Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e
dukurive negative në shoqëri.
Gjithashtu , nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në
fushën e parandalimit, ashtu edhe të reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të
kësaj natyre si dhe për pasojat që shkaktojnë këto dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkë bisedues
në temat në lidhje me këto dukuri.
Kësisoj, policia do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat tjera të këtij rajoni!