Njësia Task-Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje), në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
Si rezultat i kësaj, sonte rreth orës 18:00, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente nga njësitë e policisë kufitare, është arritur të identifikohet furgoni “Wolswagen” LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari SH.M., shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.
Pas tentativës së tij për t’iu shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në Komogllavë të Ferizajt.
Gjatë kontrollit janë gjetur 2,040 kg mjaltë, sipas vlerës së tregut mbi 20,000 euro, dy aparate të kafes sipas faturës përcjellëse 271 euro dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjëra tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme 3.333 euro.
Me rastin po merret Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, ndërsa malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.