16,11,2025

Policia jep detaje të reja për arrestimin e katër personave mbrëmë në Prishtinë

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet malazeze, mbrëmë ka realizuar një operacion policor në Prishtinë për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’.
Indeksonline raportoi mbrëmë nga vendi i ngjarjes për tërë aksionin policor, duke i përcjell ngjarjet nga afër.
Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se operacioni është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera, transmeton Indeksonline.
“Policia gjatë këtij operacioni ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët dyshohet se përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.
Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë: M. M.  (1981) mashkull/shtetas i Malit të Zi; J. P. (1988) mashkull/shtetas i Malit të Zi,  S. D.  (1996) mashkull/shtetas i Serbisë dhe L. Z.  (1995) femër/shtetase e Kosovës. Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Indeksonline/
 
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img