Policia jep detaje për përleshjen e vajzave në Gjilan

Must Read

Sipas pamjeve të publikuara në media sociale, përleshja ka ndodhur mes disa vajzave pas qëndrimit të tyrë në një klub nate.

Detaje rreth kësaj përleshjeje fizike për klankosova.tv ka dhënë edhe Zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ndërsa ka mohuar se në përleshje ishin të përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Hashani ka thënë se ”rrahja mes vajzave ndodhi kur e dyshuara papritur kishte goditur viktimën me një shishe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta”.

Ai pranoi se për këtë rast janë intervistuar e dyshuara shtetase e Kosovës si dhe viktima po ashtu, duke përfshirë edhe disa dëshmitarë të tjerë të kësaj ngjarjeje.

Viktima ka pranuar menjëherë trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img