13,07,2025

Policia jep detaje për aksidentin me tren ku vdiq 42 vjeçari (Pamje të rënda)

Must Read

Një person ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga treni në Ferizaj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot, ndërkaq sipas dëshmitarëve që edhe i kanë nisur fotografitë në redaksinë e Gazetës Express thuhet se edhe policia është në vendin e ngjarjes.

Rastin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Treni transportues i cili ka qenë duke qarkulluar në relacionin Ferizaj- Hani i Elezit ka goditur një person. Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një person mashkull të moshës 42 vjeç, shtetas i Shqipërisë. Njësia ligjorë është duke e tërhequr nga vendi i ngjarjes kufomën e cila do të shkojë për obduksion”, tha ai.

Gashi tha se policia ende është në vendin e ngjarjes. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të falsifikuara në Han të Elezit, në pranga një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Han të Elezit është ndaluar një veturë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img