30,07,2025

Policia: Janë ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plagosjes së Vllasit

Must Read

“Sot rreth orës 08:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej bëhet e ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar rastin.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: A. V, mashkull, 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, përfundon komunikata. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

ZRRE-ja e vendosur: Vendimi për liberalizim të tregut të energjisë nuk shtyhet

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka deklaruar se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike nuk mund të shtyhet. Përmes një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img