15,05,2025

Policia gjobit me 150 euro 49 vjeçaren që voziti në shiritin e kundërt në Ferizaj

Must Read

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ka gjobitur me 150 euro një 49 vjeçare për shkak se e njëjta kishte vozitur në shiritin e kundërt në Ferizaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë shoferen e cila me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, ndërrim i shiritit qarkullues , në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj. Policia, e ftoi qytetarën me inicialet  F.N (F/K) e moshës 49 vjeçare në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet nga policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka inkurajuar qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img