27,12,2024

Policia gjermane jep detaje për gjendjen e 3-vjeçares nga Kosova që u përfshi në aksident

Must Read

Zëdhënësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbach ka thënë se vajza 3-vjeçare me origjinë nga Kosova – e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti rrugor ku vdiqën babai dhe motra e saj 4-vjeçare – e ka kryer me sukses një operim në spitalin e Freiburgut.
Kalmbach ka deklaruar se ndonëse vajza ka pësuar lëndime të rënda, tash është jashtë rreyikut për jetë.
“Vajza e vogël e shoferit të vrarë, e cili ishte dërguar në një klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operuar”, tha zëdhënësi i policisë Kalmbach. “Lëndimet ishin shumë të rënda”, tha ai, teksa tregoi se operacioni kaloi me sukses.
Ai ka thënë se vajza është në gjendje të qëndrueshme, shkruan Presseportal.de.
Ndërsa, trupat e shoferit 36-vjeçar nga Kosova dhe vajzës 4-vjeçare të tij që ndërruan jetë dje, do të dërgohen për t’iu bërë autopsitë.
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme  në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçe kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë, se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img