03,05,2024

Policia konfiskon makinën për prodhimin e monedhave të falsifikuara

Must Read

Qytetarët e Ferizajt të cilët njihen për mjeshtrinë e drurit, kanë filluar të prodhojnë edhe para, veç se të falsifikuara. Punëtoria e një personi u konfiskua nga Policia e Kosovës, deri sa në shtëpinë e tij u gjetën monedha mostër për prodhim të parave.

Në rajonin e Vitisë, ditë më parë në Policinë e Kosovës ishin raportuar disa raste për monedha të falsifikuara.

Pas një pune të gjatë Operative dhe hetimeve në vazhdimësi përmes rrugëve operative, Njësitet hetuese të Policisë së Kosovës nga Vitia i kanë rënë në gjurmë të dyshuarit dhe me 05 tetor 2016 rreth orës 07:30, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit V. E. (1983), në fshatin Bibaj komuna Ferizajt, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është duke prodhuar dhe shpërndarë monedha të falsifikuara (letër).

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë :

  • 32 x 20 euro  (Monedha),
  • 5 x 10 euro,
  • 1 x 5 euro,
  • një printer me ngjyra ,
  • një kompjuter laptop,
  • mjete të nevojshme për prerje si (skallper, brisk, gërshërë, izolatorë ,letër folie , një vule për numra ,një maskë plastike si dhe një shirit folie).img_0686-1-1Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, tani i kanë gjashtë (6) raste të hapura si dhe disa raste të pa raportuara, që besohet se lidhen me personin e dyshimtë për shpërndarje të monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku janë gjetë fakte të qëndrueshme se i dyshimti besohet se ka kryer vepra të njëjta përveq në Viti edhe në disa qytete tjera të Kosovës si në: Gjilan ,Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe në qytete tjera të vendit.

    Është njoftuar prokurori i shtetit e i cili jep urdhër për ndalim policor të dyshuarit prej 48 orëve.

    Rasti është duke u hetuar, ka thënë , Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img