28,11,2024

Policia e Kosovës u sqaron mediave serbe: Nuk marrim leje nga askush për të shkuar në veri

Must Read

Policia e Kosovës i tha agjencisë serbe të lajmeve “Beta”, se sipas legjislacionit aktual nuk ka nevojën të kërkoi pëlqimin e askujt për të lëvizur në çdo pjesë të Kosovës, kjo vlen edhe për veriun, transmeton lajmi.net.

“Institucionet e zbatimit të ligjit përfshirë edhe policinë ka mandat për të mbrojnë rendin publik dhe të sigurisë së përgjithshme duke përfshirë kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit të vendit. Të gjitha njësitë e policisë veprojnë në të gjithë vendin, në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e PK-së për agjencinë serbe, e cila e kishte pyetur nëse ROSU duhet të kërkoi lejen nga KFOR-i për të shkuar në veri.

Në lidhje me shkuarjen e pjesëtarëve të njësie speciale të ROSU-së në veri të Kosovës më 14 janar, për të parandaluar hyrjen e trenit nga Beogradit, pati deklarata të ndryshme nga zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë.

Zyrtarët në Beograd thonë se kanë një marrëveshje gojore me Prishtinën që FSK, duke përfshirë edhe ROSU-në nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës në pjesën ku jetojnë serbët.

Zyrtarët e NATO-së në Bruksel dje kanë thënë se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk përfshinë forcat policore të Kosovës dhe se autoritetet e Kosovës nuk kanë nevojë të marrin miratonim e tyre për të vepruar në vend. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img