28,11,2025

Policia e Kosovës ka një apel për mërgimtarët : Mos parkoni në errësirë dhe mos lini çanta në veturë

Must Read

Policia e Kosovës ka nisur projektin “Vera është e bukur , por…kujdes”, ku ka shpërndarë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi.

Porositë lidhen me parandalimin e vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes, kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë, sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme etj.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Aktiviteti u mbajt në rrugën “Ahmet Kaçiku”, afër qendrës “Village & Shoping” në Ferizaj. Kësisoj, për disa ditë, pritet të shpërndahen fletushka edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Sipas Policinë, tani që pritet të ketë më shumë qarkullim të shtuar të automjeteve në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sensibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë , me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit.

Ata thonë se ishte kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative.

Ndryshe, duhet theksuar se janë të shpeshta rastet kur veturat e mërgimtarëve kanë qenë cak i hajdutëve ku janë vjedhur gjëra me vlerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img