24,11,2024

Policia e Ferizajt takon përfaqësuesit e degëve të sigurimeve të automjeteve në Ferizaj

Must Read


Komandanti i Njësisë Rajonale të Komunikacioit në Feriaj , Kapiten Brahim Shatrolli, ka thirrur në takim të gjithë përfaqësuesit e degëve të kompanive të sigurimit të automjeteve në Ferizaj, takim ky që u mbajt sot me datën 10.03.2022 nga ora 10:00 në ambientet e
Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj .
Në këtë takim morën pjesë edhe Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkoloneli Basri Shabani, Shefi i Sektorit Rajonal të Operativës Major Xhavit Xokli, Kapiten Ismet Dërvishi, 9 përfaqësues të degëve të kompanive të sigurimeve dhe 4 ekspertë të komunikacionit.
Në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt, e cila është vlerësuar e qetë dhe deri më tani në vitin 2022, veç aksidenteve me dëme materiale dhe aksidenteve me lëndime trupore nuk ka pasur asnjë
aksident fatal, janë shtuar aktivitetet e policisë në parandalim të aksidenteve në rrugë, ndërkaq është paraqitur nevoja që të sensibilizohen dhe të udhëzohen shoferët e automjeteve, duke filluar që nga kompanitë e sigurimeve të automjeteve, ti pajisin dhe ti udhëzojnë shoferët që në rast të aksidenteve me dëme materiale, të plotësohet nga vet shoferët Raporti Evropian i Aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka siguruar përfaqësuesit e këtyre degëve se, policia në rast të aksidenteve me dëme materiale, do tu asistojë palëve të përfshira në këto aksidente, që ta plotësojnë Raportin Evropian të Aksidenteve dhe përmes këtij raporti të
kompensohen direkt në kompanitë e tyre të sigurimeve për automjete, pa patur nevojë që policia të nisë procedurën kundërvajtëse për palën / shoferin që ka shkaktuar aksidentin.
Ndërkaq që , përfaqësuesit e degëve të kompanive të sigurimit premtuan se do ti zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga ta në mënyrë që të aplikohet Raporti Evropian i Akidenteve.
Në fund të këtij takimi bashkërisht u dakordua që, të themelohet ‘’Këshilli Rajonal për sigurinë në komunikacionin rrugor’’ dhe u përcaktuan prioritetet e policisë që të koordinojnë aktivitetet që plotësimi i Raportit Evropian të Aksidenteve të zbatohet në të gjitha rastet e aksidenteve me dëme materiale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img