01,09,2025

Policia e Ferizajt shpërndanë 30 pako ushqimore në vlerë 100 euro për familjet në nevojë

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot së bashku me përfaqësuesit e komunës së Ferizajt dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj ka shpërndarë 30 pako ushqimore në vlerë prej 100 euro, 30 familjeve në nevojë, e që këto familje janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Këto pako janë siguruar nga mjetet e grumbulluara gjatë realizimit të projektit, minimaratonës ‘’Vrapojmë me Policinë Tonë” që  është  mbajtur me datën 12 qershor, për nder të ditës së  Çlirimit të Ferizajt dhe vitit jubilar 150 Vjetori Themelimit të Ferizajt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën dhe ndihmuan duke e blerë nga një fanellë dhe që me këto mjete siguruan pakot ushqimore për disa familje në nevojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Buxheti i Komunës së Ferizaj gati për vitin 2026, ai dorëzohet për Kuvend

Qeverisja e Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar edhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img