Sirenat e policisë sot në fshatin Greme të Ferizajt nuk po lajmëronin përcjellje të figurave të larta shtetërore e as ndonjë aksion të policisë, ato në shenjë respekti për punën e tij po përcjellnin deri në shtëpi policin e sapo pensionuar, Ismet Murseli.
Sot policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt ka nderuar policin Ismet Murseli me mirënjohje për shërbimin 35 vjeçarë në forcën e policisë së Kosovës para dhe pas lufte.
Zakonisht në raste të pensionimit të punëtorëve nëpwr kolektive, organizata apo edhe institucione organizohen ceremoni përshëndetëse por sot policia e Ferizajt kishte vendosur që për policin e pensionuar ti bëjë edhe një nder të veçant, ta përcjellë deri në shtëpi me përcjellje të policisë me ceremoni shtetërore.
Kjo u ka pëlqyer edhe banorëve të fshatit Greme, për nderin që i është bërë bashkëfshatarit të tyre, për të cilin kanë vetëm fjalë të mira.
Ismet Murseli ka filuar punën si polic në vitin 1976 deri në vitin 1990 ku u largua nga vendi punës sikurse shumë policë të tjerë të cilët nuk u pajtuan me regjimin fashistë Millosheviçit. Pas çlirimit në vitin 2000 filloi punën si polië i Republikës së Kosovës, ku për 19 vite shërbeu në stacionin policorë të Ferizaj. Sot në ditëlindjen e tijë të 65-të, Policia e Kosovës me një ceremoni të veçantë e dekoruam me mirënjohje për punën dhe angazhimin e tijë.