02,05,2024

Policia e Ferizajt me plan operativ, kontrollon hyrje daljet në Ferizaj (Foto)

Must Read

Ferizaj.22.03.2017. Në kuadër të  Planit Operativ për një ambient më të sigurt Policia e Ferizajt  gjatë kësaj jave ka filluar  aksionin e kontrollimit dhe evidentimit  të automjeteve,veprave penale dhe parandalimin e aksidenteve në Ferizaj.

Në kuadër te  Planit operativ për një ambient më të sigurt Policia e Ferizajt  gjatë kësaj jave ka filluar  aksionin e kontrollimit dhe evidentimit  të automjeteve në Ferizaj.

Në këto orë të vona, njësitet e policisë gjenden gati në të gjitha pikat më të frekuentuara të Ferizajt.

“Të gjitha njësitet e policisë,  në kuadër të këtij plani operativ,  janë të angazhuara  në parandalimin e  dukurive  negative  dhe atyre që janë në kundërshtim me ligjin” ka thënë  Kenan Gashi  nga  rrjeti i OJQ-ve AVONET  të cilët po e monitorojnë këtë aksion.

Gashi ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni  ka pasur edhe konfiskime të automjeteve  për shkak të dokumentacioneve jo të rregullta.

(Foto nga kontrollimet e njësiteve të policisë në pjesë të ndryshme të Ferizajt)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img