Policia e Ferizajt kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e Leonard Mahmutit, person i zhdukur
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim/personave të zhdukur, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur , i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë ka dalë nga shtëpia e tij dhe nga ai moment nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij.
Personi i zhdukur është : Leonard (Shefki) Mahmuti, i lindur me datë 07.09.1993 me vendbanim në fshatin Rahovicë të Ferizajt .
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.