Policia Rajonale në Ferizaj ka gjobitur me 150 euro një qytetar i cili me veturën e tij ka bërë tejkalim në vijë të plotë, që si rast ishte raportuar nga qytetart që ishin në komunikacion.
Policia ka njoftuar se ka ka arritur të identifikojë personin në fjalë, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, më saktësisht në fshatin Mirosale në Ferizaj.
Sipas Policisë, kjo informatë me fotografi është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’.
Policia thuhet tutje se e ka ftuar qytetarin S.B., 61 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Gjoba ndaj shoferit, Tejkalimi në vijë të plotë, Foto: Policia e Kosovës