Pjestarët e Policisë Rajonale të Ferizajt sot kanë pasur një aktivitet humanitarë, kanë dhuruar gjak për ata që kanë më së shumti për këtë.
Në hapësirat e Stacionit policorë të Ferizajt në orët e mesditës kishte shumë pjestarë të policisë të cilët po pritnin në rendë për të dhuruar gjak. Kjo nuk është hera e parë që policia e Ferizajt i bashkohet këtij aksioni humanitarë dhe kanë shprehur gatishmërinë që këtë ta bëjnë sa herë parqaitet nevojë .
“Aksioni për dhurimin e gjakut nuk është diçka e re për policinë. Ne kemi qenë çdo herë të gatshëm dhe ju kemi përgjigjur pozitivisht. Policia jo vetëm që kryen punën e sajë por është e gatshme që të ndihmoi qytetarët edhe në këtë mënyrë që tu dalë në ndihmë atyre që kanë nëvojë” ka thënë Agron Gashi, për të cilin kjo ishte hera e tretë që po dhuronte gjak.
Këtë aksion të dhurimit të gjakut e kanë përshëndetur edhe nga Qendra Kombëtare për Transfuzin të Gjakut.
Albana Gashi nga Qendra për Transfuzion të Gjakut tha se gjatë tërë kohës kanë nevojë për gjak pasi ka raste të shumta të atyre që kanë nevoj për të në Qendrat Spitalore dhe QKMF
“Policia zakonisht dhuron një herë në vit gjak por tani kanë filluar edhe dy herë në vitë. Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës i kemi dhuruesit më të shpeshtë të gjakut por edhe institucionet publike janë mes tyrë që gjithëherë i përgjigjen thirrjes për dhurimin e gjakut” ka thënë Albana Gashi.
Ky aksion sipas ekipit nga Qendra për Transfuzion e Gjakut ditëve në vijim do të vazhdojë në të gjitha qendrat policore në Kosovë.