17,05,2025

Policia arreston një haker në Ferizaj

Must Read

Policia e Ferizajt njofton se ka arrestuar sot N.B 38 vjeçar për shkak se kishte hakuar sisteme kompjuterike.

I njejti ishte i denuar nga Gjykata me 195 ditë burgim, përcjell TV TEMA.

Personi i arrestuar u dërgua në vuajtje të denimit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 08:55 në fshatin Prelez të Ferizajt kanë arrestuar personin me inicialet N.B (M/K), i moshës 38 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan  , për veprën penale ‘’ Hyrja në sistemet kompjuterike ’’ me dënim burgimi prej njëqindenëntëdhjetepesë  (195) ditëve.

I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img