Lëmosh kërkuesit ka kohë që kanë vërshuar qytetin e Ferizaj, ku një pjesë e tyre vinë edhe nga Shqipëria,e në mesin e tyre janë identifikuar edhe shumë mashtrues.
Por kohëve të fundit këta lypsarë,në mesin e tyre edhe shumë mashtrues, kanë filluar të koncentrohen edhe tek semaforët në Ferizaj të cilët edhe po rrezikojnë komunikacionin.
Qazim Reka ka konfirmuar se ky problem është duke u përcjellë edhe nga policia e Ferizajt. Ditë më parë njësitet e policisë kanë arrestuar një mashtrues dhe pas procedurave gjyqësore e kanë larguar për në Shqipëri.
“Pas shumë informacioneve dhe punës operative ne kemi evidentuar edhe problemet me lypsarët në qytetin tonë. Kohëve të fundit për këtë fenomen e kemi pasur një paraqitje se tek semaforët ka disa njerëz më karroca për invalid po dalin dhe kërkojnë lëmoshë. Me njësit patrulluese dhe sektoriale kemi hasur në një person i cili nuk ka qenë invalid por ka qenë i kamufluar. Këtë policia e ka sjellë në stacionin policorë dhe e kemi dërguar në Gjykatën për kundërvajtje. Pas kësaj me një vendim të kësaj gjykate ai është larguar nga vendi,pra është kthyer për ne Shqipëri” ka thënë kapiteni i policisë Qazim Reka,komandant i stacionit të policisë në Ferizaj,transmeton FerizajPress.
Reka tha se këso raste janë duke u lajmëruar shumë dhe është vështirë të largohen të gjithë por policia është duke përcjellë të gjitha këto raste.
Raste të tilla të lypsarëve mashtrues janë lajmëruar dhe denoncuar edhe më parë në Ferizaj.