11,09,2025

Policia arreston dy të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar inromacione se ka të shtëna me armë të zjarrit , ka marr veprimet e duhura policore dhe në dy raste të ndara, Ferizaj dhe Shtime, ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri në ahengje familjare.


Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fyshek.
Personat e dyshuar me inicialet E.H (M/SH/K) 39 vjeçar dhe F.B (M/K/SH) 26 vjeçar , pasi janë intervistuar nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ‘’ dhe ‘’Armëbajtje pa leje’’ , ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni. Rastet janë në priocedurë të mëtejme hetimore.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit , të
mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img