05,05,2024

Policia arreston 17 persona në tri rajone në Kosovë për prostitucion

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka kryer arrestime në tri rajone ne Kosovë, përfshirë në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan, ku ka arrestuar gjithsej 17 persona të dyshuar për vepra që ndërlidhen prostitucion dhe trafikim me qenie njerëzore si dhe disa vepra tjera penale.

“Policia, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj)-Prishtinë, pas një hetimi paraprak, me datë 28.08.2018 ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar. Tre (dy femra dhe një mashkull) të dyshuar, janë arrestuar për përfshirje në Veprat Penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’’ dhe ,,Ofrim i lokaleve për Prostitucion’’, kurse 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar të tjerë, për ,,Marrje me Prostitucion”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendim të saj, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Policisë.

Tutje aty bëhet e ditur se e njëjta njësi në Ferizaj, ka arrestuar një nga të dyshuarit për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”. Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.

Në Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar për ,,Marrje me Prostitucion”. Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img