17,07,2025

Policët surprizë Saimir Tahirit pas largimit nga posti i ministrit

Must Read

Saimir Tahiri u emocionua.

“Më të fortë do bëheni”, iu drejtua Tahiri punonjësve të Policisë së Tiranës. Ndërkohë që punonjësit kishin bërë një pankartë të madhe ku shkruhej “Faleminderit Saimir Tahiri”. Nuk mungoi as një dron i cili u ngrit mbi policinë e Tiranës me një pankartë ku shrkuhej “Faleminderit”, në këtë takim të fundit nuk munguan as lotët e disa punonjësve të policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Supriza e radhës plot emocione ishte nga Rrugorja. Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej “S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin”.

Më pas në bluzë firmosën, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe punonjës të tjerë.

Gjatë një bashkëbisedimi me Rrugoret e Tiranës, prej nga nisi reforma në 2013, Tahiri ka shprehur vlerësim për angazhimin dhe rezultatet.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lë detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysmë në atë post. Ai e mori detyrën në vjeshtën e 2013, ndërsa tashmë i lë vendin Fatmir Xhafës. /Shqiptarja.com/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim për qytetarët: Sistemi i ri i tatimit në pronë në përdorim nga 21 korriku

Ferizaj, 16 korrik 2025Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë, më...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img