02,11,2024

Po shpenzohet me të madhe për Bitcoin, familjet në Islandë rrezikojnë të mbeten pa rrymë

Must Read

Islanda është duke u përballur me një rritje “eksponenciale” të pajisjeve që bëjnë “mining Bitcoin”, gjë e cila edhe po shpenzon me të madhe burimet e energjisë, ka thënë një zëdhënës i firmës Islandeze të energjisë, HS Orka.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këtë vit, përdorimi i energjisë elektrike në qendrat e të dhënave të pajisjeve për Bitcoin ka të ngjarë të tejkalojë shpenzimet e të gjitha shtëpive të Islandës.

Sipas , Johann Snorri Sigurbergsson, shumë klientë janë shtuar në tregun e “mining”.

“Nëse të gjitha projektet realizohen, ne nuk do të kemi energji të mjaftueshme”, ka paralajmëruar ai.

Islanda ka një popullsi të vogël, rreth 340,000 njerëz. Por në vitet e fundit ajo ka parë një rritje të dukshme në numrin e qendrave të reja të të dhënave.

Gati 100% e energjisë në Islandë vjen nga burime të rinovueshme.

“Mining Bitcoin” i referohet punës së bërë nga kompjuterët e lidhur me rrjetin global Bitcoin.

Këta kompjuterë zgjidhin probleme komplekse matematikore – një proces që vlen për të vërtetuar transaksionet ndërmjet përdoruesve të kripto-monedhës.

Kompjuterët që bëjnë këtë punë marrin shpërblime të vogla Bitcoin për problemet e tyre, duke e bërë atë një diçka të vlefshme, veçanërisht kur bëhet në një shkallë të madhe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarri përfshin një shtëpi në Ferizaj, nëna me vajzën kërcejnë nga dritarja për të shpëtuar

Nënë e vajzë janë lënduar në Ferizaj, gjatë përpjekjeve për të ikur nga shtëpia që ishte përfshirë nga zjarri. Rasti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img