Ferizaj.17.09.2016. Po realizohet projekti për qasje të lirë të personave me aftësi të kufizuar po I afrohet përfundimit të fazës së parë.
Ishte kjo një kërkesë e personave të kufizuar e cila u ishte drejtuar institucioneve komunale që kësja kategorie tu mundësohet qasje e lirë na rrugët e Ferizajt.
Realizimin e këtij projekti e kanë përshëndetur personat me aftësi të kufizuar të cilët ,siç kanë thënë ata , u jep një qasje më të mire dhe kësaj kategori u jep mundësi për kryerjen a aktiviteteve ditore të tyre.
“Iniciativa e drejtoreshës Mimoza Fazliu e cila doli nga takimi që kishim ne si grup i të rinjve me aftësi të kufizuar është shumë e mirë pasi personave me aftësi të kufizuara u jep mundësi për të kryer aktivitetet diture të kësaj kategorie” tha Enver Kosumi.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike,Mimoza Fazliu këtë e ka vlerësuar si një projekt kapita i cili do të jetë në shërbim të kësaj kategorie.
“Gjatë një takimi që kishim më personat me aftësi të kufizuar kishte një kërkesë për nivelizimin e trotuareve dhe një qasje më të lehtë të kësaj kategorie. Për këtë gjatë hartimit të buxhetit kemi planifikuar edhe këtë projekt i cili komunës i ka kushtuar rreth 30 mijë euro” ka thënë Mimoza Fazliu.
Personat me aftësi të kufizuar kanë përshëndetur këtë projekt por kanë thënë se kanë edhe kërkesa që këto projekte edhe në disa pjesë ku kjo kategori kanë nevojë për shërbime.
Kosumi par këtë ka përmendur se ka disa institucione publike që do të ishte mirë që të mundësonin kryerjen e shërbimeve për këtë kategori.
Ai ka përmendur rastin e QKMF e cila në katin e parë ka mundësi të qasjes për këtë kategori në katin e parë por shërbimet stomatologjike të cilat gjenden në katin e dytë e janë të pa qasshme për këtë kategori.
Zyrtarët komunal kanë thënë se kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti dhe pritet që ky projekt do të vazhdohet edhe vitin e ardhshëm,transmeton Tv Liria.