17,09,2025

Po “fluturonte” me veturë, policia e Ferizajt gjobit 23-vjeçarin

Must Read

Sot rreth orës 01:27 njësia policore e Ferizajt, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër, ka ndaluar një veturë me targa vendi.
Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi G.K. (23 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 145 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Shpejtësia është matur me radarin laserik.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: gjobë në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj dhe shoferi është përjashtuar nga trafiku.

“Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img