29,12,2024

Plotësim-ndryshimi i Statutit të Komunës doli në diskutim publik

Must Read

Këtë të mërkurë në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ishte parapare që të mbahet diskutim publik për plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës së Ferizajt, por ky takim nuk është mbajtur për shkak të mospjesëmarrjes së qytetareve, grupeve të interesit si dhe të shoqërisë civile.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, me këtë rast ka thënë se ndryshimi i Statutit është parë si nevoje e domosdoshme për të funksionuar sa më mirë komuna jonë.

Me plotësim-ndryshimin e Statutit është parapare që të shtohen edhe dy drejtori të reja siç janë: Drejtoria e Inspektoratit dhe Drejtoria e Kërkim Shpëtimit, ndërsa Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndahet dhe do të bëhet vetëm Drejtoria e Rinisë.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është shprehur se ditëve në vazhdim, do të ketë takime të ndryshme me grupe të interesit në mënyrë që të merren mendime nga ekspertë të kësaj fushe për plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës. Poashtu qytetaret ferizajas, por edhe shoqëria civile vërejtjet, dhe sugjerimet e tyre sa i përket ndryshimit të Statutit, mund t’i përcjellin edhe përmes e-mail adresës: info.ferizaj@rks-gov.net si dhe përmes kërkesës zyrtare tek Zyra Pritëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img