01,05,2024

Plani Zhvillimor Komunal i procedohet Kuvendit të Ferizajt

Must Read

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Ferizajt, ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit. Në këtë mbledhje u diskutuan një varg propozim-vendimesh. Anëtarëve të Komitetit, drejtori i Infrastrukturës Gafurr Ilazi, në mungesë të drejtoreshës së Financave, Lirie Syla,  u propozoi vendimin për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2016 në vlerë prej 39 mijë e 156 euro.

Janë grumbulluar 4 milionë e 199.466 euro, në bazë të nenit 4.2 të buxhetit të vitit 2016 duhet të merret një vendim për ngritjen e të hyrave vetanake”,tha Ilazi.

Anëtarët e komitetit thanë se këto mjete nuk mund të shfrytëzohen pasiqë janë të vitit 2016 si dhe kërkuan më shumë sqarime për këtë propozim.

 “Këto i rrisim por nuk mund t’i shfrytëzojmë sepse është mjet i 2016-tës, me ligjin për menaxhimin e financave publike mjetet e pa shfrytëzuara si të hyra vetanake të një komune për me pas të drejtë me i shfrytëzu duhet me marrë një vendim për bartjen e të hyrave dhe te rasti konkret edhe rritjen e vlerës të të hyrave vetanake që është tejkaluar”,tha Mustafë Grainca, nga PDK-ja.

“Në bazë të këti ligji ne jemi të obliguar që ta rrisim planifikimin sepse kemi realizuar më shumë, pajtohem me Mustafën se komuna nuk mund t’i shfrytëzoj këto mjete por duhet ta bëjë një destinim të ri, mirëpo ne do të marrim planifikim për arsye se komuna ka bërë një planifikim që tani e ka  tejkaluar”,tha Muhamet Çerkini, nga LDK-ja.

“Në cilat të hyra kemi tejkalim të grumbullimit  të të hyrave duhet të specifikohet sepse kemi shumë të hyra në komunë”,tha Sylejman Zeka, nga VV-ja.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Faik Grainca propozoi që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të diskutohet për Planin Zhvillimor të komunës së Ferizajt.

“Ne më datën 10 e kemi dërguar këtë plan në Ministri dhe diku nesër një javë e kemi patur një prezantim para një grupi mix dhe dje e kemi marrë një shkresë nga Minsitria e Planifikimt Hapësinor ku na sugjerohet të ecim me hapa të mëtutjeshëm që të hapim diskutimin publik dhe na ka dhënë pak vërejtje që duhet t’i eleminojmë në proces dhe kemi menduar që ta fusim tani në rend dite që mos të humbim kohë një muaj dhe do të bindeni se është një plan zhvillimor shumë i mirë,  jemi komuna e parë që e bëjmë në Kosovë”,tha Grainca.

Komiteteti për Politikë dhe Financa, ndër të tjera miratoi propozim-vendimin për faljen e borxhit të shoqatave të dala nga lufta dhe shoqatës së të ish-burgosurve politik, propozim-vendimin për aprovimin e planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, destinimin e disa ngastrave kadastrale, mirëpo nuk miratoi edhe propozimin e PDK-së që kryetari Muharrem Svarqa të raportojë për punën e shtabit emergjent të krijuar pas reshjeve të borës.

Kuvendi i Ferizajt do të mblidhet më 31 janar. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img