14,09,2025

Planet e Pal Lekajt për vija të bardha në rrugë

Must Read

Detyrat e kryeministrit duket se janë marrë me seriozitet nga vartësi i tij Pal Lekaj ai në një prononcim për KALLXO.com ka premtuar sinjalizim të rrugëve brenda javës së ardhëshme.

“Kanë filluar të vendosen shenjat e reja që paralajmërojnë shpejtësinë e lejuar, gjithashtu vijat e mesit dhe ato anësore në rrugët nacionale e magjistrale”, tha ministri Lekaj.

Po ashtu, Lekaj shtoi se së shpejti në disa vende do të ndriçohen rrethrrotullimet dhe autostrada.

“Nga java e ardhshme do të shihni të ndriçuar autoudhën (sidomos rrethrrotullimet) në drejtim të Fushë Kosovës, në drejtim të Milloshevës, në drejtim të Ferizajt, po ashtu jemi në angazhime intensive dhe shpejt do të shihen të ndriçuara edhe autostradat”, ka thënë Lekaj.

Ai tha se do të mbajnë një takim me Këshillin për Siguri në Trafikun Rrugorë, në të cilën bëjnë pjesë shtatë ministri të vendit dhe Policia e Kosovës për të harmonizuar edhe me tutje veprimet ndërinstitucionale sa i përket rritjes së sigurisë në trafik.

Vetëm brenda muajit korrik 15 qytetarë kanë gjetur vdekjen nga aksidentet në rrugët e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img