17,11,2025

Plagosje në Durrës

Must Read

Nuk dihet ende motivi që çoi në shpërthimin e konfliktit mes dy burrave me 20 vjet diferencë, por sherri ka precipituar në dhunë, plagosje dhe shkatërrimin e pronës së njëri-tjetrit.

Ngjarja ka për protagonistë shtetasit A.L. vjeç 23 dhe P. Z. vjeç 43, të dy banues në Durrës.

Pas ngjarjes, uniformat blu bënë të mundur arrestimin e të dy personave, ndaj të cilëve rëndojnë disa vepra penale.

Konkretisht, ndaj 23-vjeçarit rëndojnë akuzat: Kanosja, Plagosja e lehtë me dashje, Prishja e qetësisë publike dhe Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi (nenet 84, 89, 274 dhe 291 të Kodit Penal).

Ndërsa 43-vjeçari akuzohet për: Shkatërrimi i pronës, Prishja e qetësisë publike, Vetëgjyqësia dhe Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi (nenet 150, 274, 277 dhe 291 të Kodit Penal).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img