26,11,2025

Përleshja përfundon me plagosje në Ferizaj

Must Read

Një zënkë ndërmjet dy personave në Ferizaj nuk përfundoi mirë.
Që të përfundojë zënka në mes këtyre dy qytetarëve u desh që të plagosej njëri prej pjesëmarrësve në zënkë, i moshës 28 vjeçare,  ka konfirmuar Majori i Policisë Basri Shabani.

“Para gjysmë ore në Emergjencën e spitalit ka ardhur një person i lënduar me arme zjarri të cilit i është dhënë ndihma e parë. Gjendja e përgjithshme e tij ka qenë stabile dhe është udhëzuar për ne QKUK në Prishtine. Pacineti dyshohet se ka pasur një plumb në abdomen” ka thène mjeku kujdestar Sefedin Fazliu, mjeku kujdestar i emergjencës.

Shabani ka thënë se si pretekst i kësaj ngjarje sipas informatave është një zënkë e mëhershme e cila ka ndodhur mes tyre në Angli.

“Pas intervenimit të efektivave të policisë një nga akterët është arrestuar ndërsa kërkohet edhe një tjetër i cili dyshohet se ka qenë i involvuar në këtë rast, e që për momentin gjendet në arrati” tha Shabani Bëhet e ditur se i dëmtuari është nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës ndërsa pala tjetër nga fshati Firajë, e që ishin miqësi në mes veti.

12952841_1027643650615881_734613056_o 12922223_1027643793949200_416788909_o 12946880_1027643897282523_761654855_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img