18,10,2025

Plagos me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 36­ vjeçari

Must Read
Thikë, foto ilustruese

Policia ka deklaruar se shtetasi Ilir Lukaj, banues në Vaun e Dejës, është arrestuar pak momente pasi ka kryer plagosjen.

“Menjëherë pasi shtetasi me inicialet M. J., 47 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, me krahun e gjakosur, policia ka bërë të mundur neutralizimin e agresorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo e fundit ka shtuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i dëmtuari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan gazeta Shekulli.

Ndërkohë autori i dyshuar për këtë plagosje, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vau Dejës për veprime të mëtejshme hetimore.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përmbyll numërimin: Këta janë më të votuarit për Asamblenë Komunale

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Ferizajt. Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img