Pikturat të cilat u punuan nga artistët ferizajas me rastin e shënimit të 30 vjetorit të demonstrative të 23 Marsit 1989 i’u dhuruan grave ptotagoniste të Demonstratave të 23 Marsit 1989 si dhe atyre që dhanë kontribut përgjatë periudhave të ndryshme historike për qytetin e Ferizajt.
Një ndër aktivietet e shumta me rastin e shënimit të 30 vjetorit të demonstrative të 23 Marsit 1989 ishte edhe kolonia artistike e organizuar nga piktorët ferizajas.
Pas përfundimit të kësaj kolonie artistike të gjitha pikturat i’u dhuruan grave protagonist të Demonstratave të 23 Marsit 1989 si dhe të ghjithë atyre që kontribuuan për çështjen kombëtare në periudha të ndryshme historike për qytetin e Ferizajt.
Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani së bashku me organizatorët e kësaj kolonie artistike ka çmuar lartë kontributin e këtyre grave të cilavë u ka ndarë edhe pikuturat e punuara nga artistët ferizajas.
Ndryshe, sot Ferizaj ka përkujtuar dinjitetshëm 30 vjetorin e demonstratës së organizuar më 23 mars 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve, të cilave iu bashkuan edhe gratë e Neredimes e Ferizajt.
30 vjet më parë, gratë dhe vajzat e Balajve, të cilave iu bashkuan edhe gratë e vajzat e Neredimes, Ferizajt e më gjerë, bënë aktin monumental të shembjes së heshtjes e durimit, përballë represionit, shtypjes e robërisë jugosllave. Ato të bashkuara, shembull ndër të rrallë në botë, marshuan nga fshati Balaj drejt qendër së qytetit për të kundërshtuar përpjekjen shtetërore të regjimit në minimin e substancës sonë kombëtare.