25,04,2024

Piktorja ferizajase Adelina Bega hap ekspozitën e saj personale në qytetin e saj

Must Read

Piktorja e re në moshë, por mjaft e talentuar në profesionin e saj znj. Adelina Bega, dje para artdhashësve të shumtë në Galerinë e Arteve në Ferizaj, hapi ekspozitën e parë personale.

Këtë ekspozitë piktorja Bega e ka realizuar gjatë studimeve të saj Bachelor dhe Master në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Në këtë ekspozitë për të folur rreth krijimtarisë së autores dhe të ekspozitës së paraqitur para artdashësve ferizajas, z. Olgert Ragiplari-drejtor i Qendrës Kulturore “Asa” në Tiranë theksoi vlerën që ka kjo ekspozitë e piktores ferizajase, e cila është mjaft premtuese në të ardhmen Znj. Adelina Bega.

Më pas ekspozitën e shpalli të hapur Drejtori i Galerisë së Arteve në Ferizaj z. Skender Bedriu, i cili ishte njëkohësisht edhe organizatori kryesor i kësaj ekspozite. Për një fjalë përshëndetëse për ekspozitën ishin edhe znj.

Emanuela Ndrecaj – kuratore e ekspozitës nga “Infinity Art” në Prishtinë dhe piktori ferizajas në mërgim z. Gani Bytyqi. Në fund të ekspozitës ishte e rezervuar një befasi ndaj piktores Bega, ngaqë Qendra Kulkturore “Asa” e shpalli ambasadore nderi znj. Adelina Bega për kontributin dhënë ndaj Qendrës Kulturore “Asa”, poashtu znj. Adelina Bega është anëtare e “Infinity Art” nga Prishtina.

Ekspozita do të qëndron e hapur deri në fund të muajit tetor në Galerinë e Arteve të Ferizajt, çdo ditë pune!.

14686452_1224365480919139_1883385420_n 14657724_1224365500919137_1252461313_n 14696839_1224365524252468_1670974403_n 14699948_1224365547585799_1009014230_n 14686519_1224365594252461_1164602830_n 14686024_1224365664252454_246142580_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img