10,09,2025

Pezullohet greva në arsim deri në janar të 2023-së

Must Read

Pas pesë javë grevë në arsim, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) sot ka njoftuar se e ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023.

Atdhe Hykolli nga Bashkimi i Sindikatës së Pavarur të Kosovës ka thënë se greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme.

“Greva ka qenë e ligjshme e nevojshme, tash ka hyrë në javën e pestë…. greva nuk ishte dhe nuk do të jetë akt personal i askujt, por mjet i organizimit sindikal. Greva është përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës dhe mbrohet…”, ka thënë Hykolli.

Ndërsa kryetari i Këshillit grevist, Rrahman Jasharaj tha se uron që Qeveria dhe institucionet tjera ta mbajnë fjalën për Ligjin e pagave, raporton Telegrafi, ndërkaq njoftoi se greva pezullohet deri në janar të vitit 2023.

“Me kënaqësi e respekt po i drejtohem grevistëve dhe kolegëve kudo ku janë. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi më 25 gusht. Ata që na fyen e na linçuan ua lë në fytyrën e tyre. Këshillat grevistë kanë bërë punë të shkëlqyer, prandaj si Këshill grevist i BSPK-së dhe SBASHK-ut jemi të obliguar të punojmë sipas shumicës.

Nga qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë. Uroj që Qeveria ta mbaj fjalën për Ligjin e Pagave. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për Sigurime Shëndetësore. Qeveria dhe opinioni le ta dinë se greva nuk po mbyllet por pezullohet deri në janarin e vitit 2023. Rezultati ishte goxha i ngushtë për pro dhe kundër”, ka thënë Jasharaj.

Ai tha po ashtu se 24 shoqata janë deklaruar për pezullim dhe një shoqatë sindikale është deklaruar për vazhdimin e grevës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img