29,04,2024

Petrova: Trajneri me renome ndërkombëtare – trajner i ri i Kastriotit

Must Read

Klubi me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj), emëron kryetrajnerin e ri. Ahmet Hysenaj-Petrova, konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ka arritur marrëveshjen me trajnerin me renome ndërkombetare nga Bosnja, Kasim Kamenica.

Kamenica, ish portier i gjeneratës së artë të Borcit të Ferizajt, në fund të viteve 70-ta dhe në vitet e 80-ta, pas një kohe rikthehet në tempullin e hendbollit. Petrova synon që Kastriotin ta rikthejë në nivelet e viteve të arta. Me Kamenicën Kastrioti po shkon rrugës së rikthimit të renomes.

Petrova ka traditë dhe zotohet se do të bëjë Kastriotin ashtu si i ka hije, ta kthejë krenarinë e hendbollit të Kosovës dhe ka besim të madh edhe te Kamenica. Të luftojnë për trofe si gjithmonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img