26,11,2024

Pesë vjet e gjashtë muaj burgim dhe 25 mijë euro gjobë për shpërlarje të parave

Must Read

Pesë vjet e gjashtë muaj burgim dhe 25 mijë euro gjobë ndaj J.L dhe J.L1, për shpërlarje të parave

 Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot 29 janar 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.L dhe J.L1, të cilët sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shpërlarja e parave , si dhe veprën penale shmangia nga tatimi

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë, të pandehurin J.L për veprën penale Shpërlarja e parave  dhe Financimit të Terrorizmit, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) euro, ndërsa për veprën penale shmangie nga tatimi, në mungesë të provave është liruar nga akuza.

Ndërsa i pandehuri J.L1, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje shpëlarja e parave  dhe Financimit të terrorizmit, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej dhjetë mijë (10.000)euro.

Të pandehurit obligohen që në afat prej tridhjetë (30) ditëve, pasi aktgjykimi të marr formën e prerë, palës së dëmtuar Buxhetit të Kosovës, t’i paguajnë dëmin e shkaktuar në vlerë prej 274.362.36 euro.

Të pandehurit akuzohen se nga viti 2005 deri në vitin 2010, në bashkëkryerje kanë bërë pastrimin e parave të fituara, duke keqpërdorur autorizimet ne ekonomi, ashtu që kanë bërë tregti brenda dhe jashtë territorit të Kosovës për blerjen e marrave nga Republika e Kinës dhe atë këpucë, fillimisht kanë deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në bankat afariste në Kosovë pastaj i kanë transferuar në bankat e Kinës për t’i furnizuar me mallra subjektet e tyre afariste, përkatësisht N.T. “M….” me pronar J.L dhe N.T.P. “R….” me pronar J.L1, nga rrjedhë se shuma e mjeteve të transferuara pa import të mallit për këto dy subjekte afaristë kap vlerën e 1.739.362.66 euro, për të cilat nuk është justifikuar prejardhja e parave të transferuara jashtë vendit e që në rastin konkret janë munduar të fshehin apo maskojnë natyrën apo burimin e vërtet të kësaj pasurie që për të pandehurit kap shumën totale prej 274.362.36 euro që nënkupton shumën e parave të shpërlarja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img