20,10,2025

Pesë të lënduar, tri vetura të përfshira në aksidentin në Ferizaj, policia jep detaje

Must Read

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net nënkoloneli i policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës një pas mesnatës ku janë përfshirë tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur ne rrugën Ferizaj-Shtime rreth orës 01:30, me ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, prej tyre dy janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Në aksident janë të përfshira tre automjete, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasoj e kyçjes së pasigurt të njërës nga automjetet e përfshira në aksident” ka thënë Shabani.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit nga aksidentet e trafikut kanë vdekur gjashtë persona ku në mesin e tyre ka qenë edhe një i fëmijë. Në anën tjetër Policia e Kosovës për parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të trafikut ka dyfishuar gjobat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img