28,11,2024

Pesë përmirësimet që Guardiola ka bërë në Manchester City

Must Read

Sezoni i kaluar ishte historik për skuadrën e Cityt. Ata fituan kampionatin anglez dhe regjistruan rekord të ri me arritjen e 100 pikëve brenda një sezoni.
Guardiola erdhi në skuadër si zëvendësim i Manuel Pellegrinit. Ndryshimet që bëri në skuadër ishin të mëdha. Ai e bëri skuadrën e Cityt një top klub në Evropë dhe komponoi një skuadër që pritet të qëndrojë në maja për një kohë të gjatë.
Pesë përmirësimet që kanë rënë në sy me ardhjen e strategut spanjoll janë këto:
1) Përmirësimi i lojtarëve që ishin në skuadër – Pep Guardiola e gjeti skuadrën me probleme të mëdha. Mosha mesatare e grupit ishte (30.5), megjithatë kishte ende disa talentë në skuadër. Sterling dukej i humbur, David Silva i konsumuar, Otamendi nuk ishte në element dhe Fabian Delph nuk ngjante me një profesionist.
I’u desh pakëz kohë, mirëpo sezonin e kaluar Sterling erdhi në pah dhe justifikoi 50 milionë funtet e shpenzuara për të. Otamendi u votua si një nga mbrojtësit më të mirë në ligë, David Silva rigjeti “magjinë” e tij dhe Fabian Delph u bë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë (falë lëndimit të Benjamin Mendy) dhe bëri mirë edhe me kombëtaren e Anglisë.
2) Spastrimi i skudrës – Në fillim të sezonit të parë, Guardiola u dha hapësirë dhe u mundua të luaj me lojtarët që kishte në dispozicion. Provoi Kolarov si qendër mbrojtës, Jesus Navas si mbrojtës krahu, Fernandos i dha minutazhë, por, asnjëri nga lojtarët nuk arriti t’i justifikoi minutat që i’u dhanë.
Nga klubi u larguan lojtarë si Sagna, Caballero, Navas, Clichy e Fernando, për të ardhur lojtarë të rinj. Mosha mesatare në ekip kaloi nga 28.4 në 26.8.
3) Puna dhe motivimi i lojtarëve – Kjo është një nga pikat kryesore që Guardiola ka punuar me skuadrën. Motivimi i lojtarëve gjatë seancave stërvitore ishte kyç për skuadrën. Kjo mund të shihet edhe në dokumentarin “All or Nothing”. Lojtarë si Sterling e Silva të cilët po kalonin në moment jo të mira emocionale, sezonin e kaluar u rikthyen në top formë.
4) Instalimi i një stili të lojës – Pikërisht kjo ishte një nga “ngecjet” më të mëdha në skuadër. Grupi nuk kishte një mënyrë loje. Me ardhjen e strategut spanjoll kjo e metë u zhduk. Tanimë secili lojtarë e di se çfarë kërkon trajneri dhe e ka të kjartë rolin e tij në fushë. Edhe lojtarët si Aguero duhej të përshtateshin me atë që kërkonte trajneri.
5) Transferimet e sakta – Shpenzimet e Cityt vërtetë ishin të larta, mirëpo ishin tejet të sakta. Lojtarë si Benjamin Mendy, Bernardo Silva, Ederson, Walker e Laporte ishin fenomenal në paraqitjet e tyre. Shumica e transferimeve ishin bartës kryesorë të lojës. Këtë sezon transferi i Mahrez cilësohet si njëri nga më të mirët në Premierligë.
Është hera e parë që Guardiola ka blerë shtëpi në një qytet ku ka qenë trajner. Kjo ndoshta do të thotë se rrugëtimi i spanjollit me Manchester City do të vazhdoj për një kohë të gjatë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img