23,11,2025

Pesë nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës trajtohen në Spitalin e Ferizajt

Must Read

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Jeton Zeqiri, ka treguar për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës gjatë të martës në këtë qytet.

Zeqiri ka thënë  për Klan Kosova se në këtë spital tani janë të shtrirë vetëm pesë pacientë që janë lënduar si pasojë e zjarrit.

“Dje në qytetin tonë kanë marrë trajtim 44 pacientë që u lënduan si pasojë e shpërthimit. 14 nga këta janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”.

“Kurse të tjerë gjatë ditës së djeshme kanë marrë trajtim në spitalin tonë. Dhjetë prej tyre janë liruar për në shtëpi dhe pesë të tjerë i kemi të shtrirë edhe sot që janë duke marrë trajtim, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img