28,11,2024

Pesë lojtarët që do të jenë si “blerje të reja” për skuadrat e tyre

Must Read

Skuadrat pothuajse kanë kryer transferimet që kishin në plan dhe janë bërë gati për sezonin e ri.
Por anash transfereve, këta janë pesë lojtarët që me rikthimin në formë, do të jenë si transfere të reja për skuadrat e tyre.
1) Lucas Moura – Tottenham nuk nënshkroi me asnjë lojtar gjatë këtij afati. Zero.
Dy fitore në dy ndeshje për Spurs duket se nuk e kanë lënë mangu skuadrën që nuk transferoi. Duket se lojtari që po “ringjallet” është Lucas Moura. Sezoni i parë nuk ishte mjaft i mirë për brazilianin i cili nuk arriti të fitoj minutazhin e duhur, por, në sezonin e ri e hapi shpejtë llogarinë e tij duke shënuar gol kundër Fulham.
2) Benjamin Mendy – Mbrojtësi i majtë është rikthyer nga lëndimi dhe ka filluar nga aty ku e ka lënë. Mendy ishte fenomenal me Monaco por sezoni i parë me City nuk shkoi aq mirë pasi francezi pësoi një lëndim që e la jashtë për më shumë se gjysmën e sezonit. Skuadra e Guardiolas do të jetë tejet e frikshme me rikthimin e Mendy.
3) David Luiz – Ndërrimi i trajnerit duket se do ta rikthejë David Luizin në formacionin bazë të Chelsea. Mbrojtësi nuk pëlqehej nga Antonio Conte dhe këtë sezon duket se gjërat po ndryshojnë. Luiz ishte startues në të dyja ndeshjet e Chelsea këtë sezon. Duket se loja e mirë me këmbë i shkon përshtati trajnerit Sarri.
4) Daniel Sturridge – Lëndimet e mbajtën larg fushave anglezin. Klopp nuk e kishte në dispozicion për më shumë se gjysmën e sezonit sulmuesin 28 vjeçar. Sturridge realizoi gjashtë gola në ndeshjet para sezonale dhe duket se po rikthehet në planet e Jurgen Klopp. Shpresojmë të mos pësojë ndonjë tjetër lëndim.
5) Erik Lamela – Argjentinasi është një tjetër lojtarë që vuan shumë nga lëndimet. Në ditet e tij të mira, Lamela është nga lojtarët më të mirë në Premierligë, në pozitën e tij. Lamela humbi pothuajse një vit lojë pas lëndimeve që pati. Tifozët e Tottenham menduan se nuk do ta shihnin më në fushë, mirëpo Lamela duket se po kthehet në formën e tij më të mirë. Argjentinasi asistoi në golin e Harry Kane kundër Fulham./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img