17,11,2024

Përzgjedhësi Nees publikon listën e futbollistëve për dy miqësoret kundër Katarit.Pjesë e kombëtares edhe mbrojtësi ferizajas Leard Sadriu

Must Read

15 mars, 2021 – Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha. Në listën e përzgjedhësit Nees janë përfshirë 25 futbollistë.Në listë spikatet edhe emri i mbrojtësit ferizajas, Leard Sadriu, i cili aktualisht po i mbron ngjyrat e klubit “Skënderbeu “nga Korça.Me këtë ftesë, po dëshmohet se Leardi, tashmë ka krijuar identitetin e një lojtari standard në këtë përfaqësuese.

 Këto dy takime, përzgjedhësit Nees, do t’i shërbejnë për ta pasur një pasqyrë sa më reale të ekipit, por edhe për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, që do të luhet më 8 qershor në Prishtinë. Miqësoret me Katarin zhvillohen në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dy federatave. Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars. Ekspedita e Kombëtares U21 do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img