28,12,2024

Përurohet segmenti i tretë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Must Read

Ministria e Infrastrukturës ka përuruar segmentin e tretë- të parafundit të Autostradës “Arbën Xhaferi”.
Me këtë rast, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ky është një projekt i jashtëzakonshëm që ofron Kosovën me Evropën. Ndërsa kryeministri Haradinaj ka thënë se deri më 28 nëntor do përfundojë ky projekt dhe se Kosova do jetë më afër Maqedonisë dhe qytetarët e saj do lëvizin lirshëm.

“Ndoshta dy dekada më parë askush nuk e kishte besuar këtë fakt, sot në Kosovë është realitet. Arbën Xhaferi është duke hedhur shtat. Besoj që deri me 28 nëntor do të afrohemi me Maqedoninë. Presim që deri në fund të vitit qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm, jemi të sigurt për këtë. Kjo është Kosova jonë moderne, Kosova do të jetë lidere e transformimit modern në Ballkan”, kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai tha se investimet në infrastrukturë janë të shtrenjta, por e ndryshojnë ekonominë e vendit.

“Gëzomi i sotëm për mua është për gjysmë, sepse e di që gëzimi është i plotë kur përfundon komplet. E di që ku takohemi atje do të jemi më të gëzuar. Investimet në infrastrukturë janë të shtrenjta, por e ndryshojnë ekonominë e vendit. Një parametër kryesor për investime është koha dhe kohën e shkurton infrastruktura. Është me rëndësi që Kosova të jete e përgjegjshme t`i përfundoj projektet me kohë. Me këtë i kemi dhënë edhe imput zhvillimit ekonomik, ka thënë Haradinaj.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se me përurimin e segmentit të tretë projekti për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, po shkon drejt përfundimit.

“Me moton ‘jo shpejtësisë, por sigurisë’, jemi takuar në këtë ditë të veçantë që të bëjmë përpunimin e këtij segmenti prej 11 km, që i bie të jetë segmenti i parafundit. Ashtu si sot para 7 muajsh jeni të lumtur që po përmbyllim një projekt gjigant. Jemi duke shkuar drejt kompletimit të kësaj autostrade që do të jap rezultate konkrete në zhvillimin ekonomik. Këtë rrugë me standarde e siguri të lartë e bëjmë të mundur që Kosova të zhvillohet ekonomikisht. Ne prapë do të jemi bashkë për të përuruar urën më të gjatë në rajon”, tha ai.

Ambasadori Greg Delawie, tha se Kosovës i duhen rrugë të mira për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me rajonin.

“Kurrë s`kam ardhur nga Prishtina më shpejt këtu. Në këtë dhjetor do ta përfundoj segmentin e fundit dhe kjo është një arritur e madhe. Kosovës i duhen rrugë të mira për të ndërtuar marrëdhënie të mira me rajonin. Kompanitë në Kosovë po marrin eksperiencë të mirë në ndërtimin e rrugëve. Projektet e tilla nuk janë të lira, por e falënderoj qeverinë për punën që kanë bërë”, ka thënë Delawie./Kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img